ARKATANA

Ngërçi në Bruksel

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryesuesja e grupit negociator kosovar në bisedime teknike me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në ato komuna ku inaugurimi i asambleve nuk bëhet me kohë dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.

Tahiri, në një prononcim për lajmi.net, thotë se janë duke vazhduar bisedimet mes grupeve punuese në Bruksel, por ende pa ndonjë përfundim.

“Takime ka pasur gjatë gjithë ditës dhe do të vazhdojnë edhe më tutje me përfaqësuesit e Bashkimit Europian. Kanë vazhduar përpjekjet që të arrihet ndikimi tek Kryetarët e katër Komunave, në mënyrë që procesin e inaugurimit ta zhvillojnë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës”.

“Bashkimi Europian ka qenë gjithashtu në takim me përfaqësuesit e këtyre katër Komunave”.

ZëvendësKryeministrja Edita Tahiri bën të ditur se pala kosovare ka paraqitur qëndrimin e vet për respektimin e ligjeve të shtetit të Kosovës, në inaugurimin e Komunave në Veri të vendit.

Sipas saj, edhe Bashkimi Europian ka përkrahur këtë kërkesë të palës kosovare dhe ka kërkuar nga përfaqësuesit e katër Komunave të Veriut t’i zbatojnë ato.

“Deri në këto momente ende nuk ka rezultate. Mirëpo, ajo që është me rëndësi të theksohet është qartësia e mendimeve të BE’së në mbështetje të ligjeve të Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit, e cila qartëson se inaugurimi dhe funksionimi i komunave duhet të bëhet me ligjet e Kosovës”.

FIDANISHTJA

“Gjatë takimeve të djeshme ka qenë pjesëmarrës edhe Kryetari i Komunës së Zveçanit, udhëheqës i delegacionit të këtyre Komunave në Veri. BE ka biseduar me këta, pasi që ne nuk kemi pasur takime të drejtpërdrejta”.

“Të gjithë këta përfaqësues të këtyre Komunave kanë marrë mesazhe të qarta se inaugurimi i këtyre Komunave duhet të bëhet duke respektuar ligjet e Kosovës”.

“Në qoftë se nuk do të ketë konsitutim, apo do të ketë konstituim duke shkelur ligjet e Kosovës, atëherë do të vihen në funksion masat ligjore të cilat i përcaktojnë hapat e radhës”.

“Ne si Qeveri e Kosovës do t’i shpallim si të paligjshme, ndërsa hapat e ardhshëm definohen me Kushtetutën e Kosovës, ligjet e qeverisjes lokale dhe natyrisht që hapi i radhës do të jetë përsëritja e zgjedhje te ato komuna ku janë shkelur ligjet”.

“Në bazë të informacioneve që i kemi, pala serbe deri në këto momente nuk janë pajtuar që të respektojnë ligjet e Kosovës”.

“Mirëpo, siç dihet ata kanë pranuar që të shtyjnë inaugurimet që janë planifikuar që t’i mbajnë sot gjatë ditës, por me kërkesën ultimative të BE’së, ata i kanë shtyrë për nesër. Ne po presim tutje dhe bisedimet vazhdojnë”, thotë ZëvendësKryeministrja Edita Tahiri për lajmi.net.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.