UBT

Ngërçi institucional, proces demokratik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ngërçi institucional i krijuar në Kosovë që nga qershori i këtij viti, kur edhe janë shpallur rezultatet e fundit zgjedhore, nuk konsiderohet nga përfaqësuesit e jashtëm të akredituar në vend, si ndonjë krizë shtetërore. Ata i shohin përpjekjet e dy grupacioneve politike, PDK-së në njërën anë dhe Bllokut paszgjedhor LDK-AAK-Nisma plus Vetëvendosje, për ta krijuar qeverinë e re, si një proces demokratik.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se në fazën në të cilën gjendet Kosova, nuk ka nevojë për ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Thjeshtë, pasi sipas tij, nuk ka krizë politike. “Kemi një proces demokratik dhe nuk shoh ndonjë krizë. Gjithçka është një proces demokratik dhe keni pasur zgjedhje shumë të mira. Patëm disa pyetje në gjykatë, që është demokratike edhe për vendet e tjera. Le të shohim se çka do të ndodhë në javën e ardhshme”, ka thënë Zhbogar.

Eco Higjiena

Ai ka tërhequr vëmendjen se politikanët vendës nuk kanë nevojë për ndërhyrjen e jashtme. “Ne nuk duam të interferojmë dhe nuk mendoj se Kosova ka nevojë për ndërhyrjen tonë”, është shprehur Zhbogar…(Tribuna).