UBT

Ngërç politik, pa strategji dalëse

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një situatë shumë e paqartë po krijohet me konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit. As PDK si fituese, por as tri partitë që lidhën marrëveshjen për qeverinë e re, LDK, AAK dhe Nisma, nuk e kanë idenë se si do të përmbyllet ky proces.

Përderisa PDK ka mbetur pa parti partnere, por thirret në të drejtën Kushtetuese të cilën beson se e ka në favor të vetin, blloku LDK, AAK dhe Nisma i kanë hyrë formimit të qeverisë nga opozita, ndonëse në fund mund të kenë nevojë jo vetëm për mbështetje nga pakicat por edhe nga Vetëvendosje.

Uji Dea

Një situatë e tillë është shumë konfuze dhe askush nga kreu i partive politike nuk e ka një përgjigje të qartë se si mund të vijë epilogu. Për t’u informuar rreth fazës pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, të martën një aktivitet të shtuar kishin edhe disa nga ambasadorët e vendeve perëndimore në Prishtinë.

Burime të gazetës “Tribuna” kanë thënë se kjo fazë e diskutimeve me faktorin ndërkombëtar kishte kryesisht karakterin informues./Tribuna/.