KKVITI

Ngec reforma në administratën publike

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Qeveria, e drejtuar nga Partia Demokratike e Kosovës, as pas dy mandateve të qeverisjes nuk arriti ta çojë deri në fundit reformën e premtuar në administratën publike

Madje, me gjithë raportet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare për reduktim të stafit, vitet e fundit ka ndodhur e kundërta, duke e mbingarkuar në vazhdimësi administratën publike, shkruan sot Koha Ditore.

FIDANISHTJA

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se me gjithë proklamimin e qeverisë se do të ndodhë reformimi i administratës publike, nuk ka pasur asnjë veprim konkret në këtë drejtim dhe se administrata vetëm sa është ngarkuar duke e vënë atë në shërbim të militantizmit partiak.

Rritjen e numrit të të punësuarve zyrtarë të Ministrisë së Administratës Publike e kanë arsyetuar me rritjen e përgjegjësive pas Shpalljes së Pavarësisë më 2008.