KKVITI

Ngacmon seksualisht gardianen, 18 muaj burg për shqiptarin 21 vjeçar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjatë kohës sa ishte i paraburgosur si refugjat i refuzuar, ai kishte simuluar një problem për të sjellë në qelinë e tij gardianen të cilën pastaj e ka ngacmuar seksualisht.

Shqiptari 21 vjeçar, pas mbajtjes së paraburgimit do të vuajë edhe një vit e gjysmë burg për detyrim seksual dhe shkaktim lëndimesh trupore. Pas shpalljes së gjykimit, policët ia vunë sërish prangat e këmbëve të cilat ia kishin hequr për kohën gjatë qëndrimit në sallën e gjyqit, në Traunstein, Gjermani.

Ai në fakt ishte duke u mbajtur në paraburgim për dëbim në Shqipëri, si azilkërkues të cilit i ishte refuzuar azili, shkruajnë mediat gjermane. Por gjatë kësaj kohe i paraburgosuri kishte simuluar një problem për të sjellë në qelinë e tij gardianen përgjegjëse.

ARKATANA

Kur ajo hyri në qeli për të parë se për çfarë bëhej fjalë, i riu shqiptar shfrytëzoi rastin për të ngacmuar seksualisht atë, transmeton albinfo.ch. Ai e tërhequr atë nga krahu në hapësirën e ngushtë të qelisë, e ka kapur për fyti, e ka prekur me duar në gjoks, në kofshë dhe ndërmjet këmbëve si dhe kishte provuar ta puthte.

Gardiania ia del që me forcën e fundit të çlirohet nga “përqafimi” i të riut dhe të ikë prej aty.

Që nga dita kur ndodhi sulmi, gardiania vuan nga ankthi dhe depresioni i shkaktuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.