Eko Higjiena

Nga zvarritja e zbatimit të marrëveshjes po përfiton Serbia

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zhbërja e strukturave të sigurisë së Serbisë, që veprojnë në veri të Kosovës, deri në fund të shtatorit nuk duket shumë premtuese, vlerëson analisti politik Nexhemdin Spahiu. Ai thotë zvarritja e zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve po ndikon që Serbia të përfitojë më shumë nga kjo marrëveshje.

Paralajmërim nga ana e zëvendëskryeministres Edita Tahiri, për zhbërjen e strukturave të sigurisë së Serbisë që veprojnë në veri të Kosovës, deri në fund të shtatorit, nuk duket se do të ndodhe shumë shpejtë, tërheq vërejtjen analisti politik, Nexhmedin Spahihu, raporton RTK.

Sipas tij fillimisht këtu nuk bëhet fjalë për zhbërje apo shuarje por për integrim të këtyre strukturave në institucione legale, të cilat pritet të formohen pas organizmit të zgjedhjeve lokale në veri gjatë këtij viti.

FIDANISHTJA

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se zvarritja e implementimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, më 19 prill, për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në një anë po i krijon hapësirë Serbisë që të përfitoj më shumë nga këto pazare politike, e në anën tjetër po e dëshmon paaftësinë e institucioneve kosovare për të qenë më të vendosur në kërkesa e tyre.

Ndryshe, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka paralajmëruar se në fillim të shtatorit do të shuhen të gjitha gjykatat paralele serbe që kanë vepruar ilegalisht në pjesën veriore. Ndërsa, deri më 30 shtator do të ndodh shuarja e strukturave të sigurisë, policia paralele e të tjera struktura që kanë vepruar ilegalisht”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.