Fundamenti

Nga vrasja që tronditi Gjilanin, vetëm një i arrestuar

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Vrasja që ndodhi më 14 nëntor e që tronditi tërë Gjilanin ka rezultuar me vetëm një të arrestuar, si i dyshuar për pjesëmarrje në vrasje. B. Borovci 1984 është arrestuar dy ditë pas vrasjes kurse të dyshuarit kryesor Fehmi Maliqi dhe Ruzhdi Maliqi ende ndodhen në arrati tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan

U vranë dy veta dhe u plagosën dy të tjerë nga Familja Lipovica. Nga kjo tragjedi e rëndë dhe nga kjo vrasje që tronditi Gjilanin deri tani është arrestuar vetëm B. Borovci 1984 të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji si i dyshuar për pjesëmarrje në vrasje, raporton rajonipress.

Ismet Hashani ka konfirmuar për rajonipress këtë arrestim derisa tha se dy të dyshuarit kryesor Fehmi Maliqi dhe Ruzhdi Maliqi ende ndodhen në arrati.

Hashani tha se policia e Gjilanit ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e saja dhe ka njoftuar shtetet e rajonit përreth.”Policia po bënë të pamundurën për t`i kapur të dyshimtit e kësaj vrasjeje” tha Hashani.

Mobi Casa

Ndryshe enë vrasjen që ndodhi më 14 nëntor rreth orës 11 e 55 në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan mbetën të vrarë Asllan Lipovica (1966), dhe Fitim Lipovica (1971) , (në foto) derisa të lënduar rëndë Fidan Lipovica (1993) dhe Adison Lipovica (1996).

Deri tani nga hetimet e para kuptohet se mosmarrëveshjet pronësore ishin motivi kryesor që solli deri tek kjo tragjedi.

Në vendin e ngjarjes njësitet e hetimeve rajonale dhe të Forenzikës kishin mbledhur dëshmi e materiale si një (1) armë zjarri/pistoletë, lloji TT, një (1) karikator me tetë fishekë; dy (2) sëpata; tri (3) thika; një (1) palë gërshërë metalike (që përdoren në ndërtimtari); shtatë (7) gëzhoja, që dyshohet se janë të shkrepura nga dy lloj armësh të zjarrit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.