United Hospital

Nga vallet popullore shqiptare, në “The Voice of Germany”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dijana Jashari, vajza shqiptare nga Herzebrock-Clarholz i Gjermanisë me zërin e saj bindi jurinë e “The Voice of Germany”, për të vazhduar garën e këtij spektakli.

Edhe një zë i bukur shqiptar është zbuluar në Gjermani. Dijana Jashari është prezantuar suksesshëm këtë të premte në talent shoun “The Voice of Germany” i cili transmetohet në SAT1. Vajza 19 vjeçare u prezantua me këngën “No Diggity” të Blackstreet.

Gjatë paraqitjes skenike, Dijana ishte e emocionuar ngase juria e fshehtë ishte e koncentruar në zërin e saj dhe asnjëri nga ta nuk merrte guximin të shtypte butonin. Por, derisa kënga shkonte kah fundi, kështu nuk mendoi Andreas Bourani i cili shtypi butonin dhe ktheu shpinën për të ftuar Dijanën në grupin e tij. “Kisha tremë në skenë, por gjithçka shkoi mirë. Jam më e lumtur së kurrë”, ka thënë Dijana, njofton “albinfo.ch”.

HW

Ajo ka treguar se prej shumë vitesh është pjesë e një grupi të valleve tradicionale shqiptare me të cilin merr pjesë në shumë koncerte kushtuar festave të ndryshme shqiptare që organizohen nga bashkatdhetarët në Gjermani.

Dijana është nxënëse e shkollës së mesme, por ëndrra e saj është të bëhet këngëtare e njohur si Beyonce. “Beyonce është idoli im. Do të toja të bëhesha e famshme dhe e njohur në muzikë si ajo”.

Dijana ka thënë se është vajzë e hapur dhe shumë e shoqërueshme./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.