Uji Dea

Nga teoria në praktikë, mësimi që nuk harrohet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Gjatë shpjegimit të temave të ndryshme nga mësueset/mësuesit në klasë, nxënësit janë shpesh kuriozë që gjërat t’i shohin edhe në praktikë. Shi për këtë mësuesja e ShFMU “Metush Krasniqi” nga Rogana, Bilka Kryeziu, kohëve të fundit, në programin e saj mësimor, ka paraparë edhe vizita të ndryshme korporatave dhe institucioneve të ndryshme në fshat, komunë dhe rajon.

Kohë më parë, me nxënësit e saj, kishte vizituar Bibliotekën e qytetit dhe Muzeun në Gjilan, korporatën “Fluidi”, “Kabi”, etj. Sot, sipas programit të saj, bashkë edhe me kolegen Emi Rufati-Thaqi vizituan Qendrën e Mjekësisë Familjare në Roganë. Për funksionimin e kësaj qendre nxënësve u foli Dr. Fahredin Kryeziu, ndërkohë që nxënësit vizituan edhe dhomën e laboratorit, të sterilizatorit, të dentistit, të administratës etj.

Mobi Casa

Gjatë gjithë kohës nxënësit u njoftuan më për së afërmi me aktivitetet e këtij institucioni mjekësor, ndërkohë që mësuesja Emi u vu në dispozicion të një veprimi praktik ku nxënësit panë se si laborantja Mejreme Murtaj mori gjakun nga gishti i saj për ta ekzaminuar më pas në laborator.

Nga reagimi i nxënësve shihej se si ata ishin të ngazëllyer me këtë mësim praktik për mjekësinë familjare, por të bindur se aktivitete të ngjashme mësuesja e tyre do t’u mundësojë edhe në të ardhmen. Ky aktivitet dhe kjo formë e bashkëpunimit e mësueses Bilka me institucione të ndryshme duhet të jetë model edhe për mësuesit tjerë./xhevdet kallaba/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.