FITORJA

Nga shitja e ëmbëlsirave ndihmojnë katër familje skamnore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nxënëset e klasës së shtatë të Shkollës fillore “Nazim Hikmet” në Miresh kanë organizuar të premten një aksion bamirësie duke gatuar ëmbëlsira dhe i shitur ato tek dy xhamit e fshatit. Ato vetëm për një ditë kanë arritur të grumbullojnë 223 euro mjete katoi që do ua dhurojnë katër familjeve skamnore që kryesisht kanë jetimë.

Blerta Kryeziu, Artiola Abdyli, Lorita Rahimi, Selvete Haliti, Vlera Mustafa, Isuf Abdyli, Edon Ismaili janë nxënësit e një shkolle fillore në Miresh të cilët kanë organizuar një aksion bamirësie.

Ideja e tyre ishte që nga ky aksion të ndihmojnë familjet skamnore të këtij fshati në veçanti familjet që përkujdesen për jetimët. Blerta Kryeziu tha për rajonipress se aksioni i tyre është treguar i suksesshëm.

Mobi Casa

“Për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur vetëm të premten të grumbullojmë 223 euro të cilat mjete do i dorëzojmë për 4 familje me nevojë në fshat. Nxënëset që e iniciuan dhe gatuan në familjet e tyre Blerta Kryeziu, Artiola Abdyli, Lorita Rahimi, Selvete Haliti, Vlera Mustafa, Isuf Abdyli, Edon Ismali thanë se aksioni është mbështetur nga kujdestarja e klasës Bahrije Shabani dhe nxënësit e tjerë të klasës e VII-2.

Nxënëset kanë falënderuar edhe xhematin e Mireshit të cilët vërtet janë treguar solidar dhe human në këtë aksion./rajonipres/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.