RCCOLA

Nga rrokullisja e traktorit humb jetën Ekrem Beqiri

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Ekrem Beqiri (1953) ka humbur jetën nga rrokullisja e traktorit. Ngjarja ka ndodhur në Letnicë të Vitisë derisa viktima po voziste traktorin të mbushur me dru ku edhe humb kontrollin.

Në fshatin Letnicë të Vitisë raportohet se viktima mashkull shqiptar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij të ngarkuar me dru në një rrugë mali ka humbur kontrollin mbi traktor duke u rrokullisur me ç’ rast viktima ka pësuar lëndime te rënda trupore njoftoj policia e Kosovës.

Fundamenti

Sipas raportit të policisë si pasojë e lëndimeve të marra viktima rreth orës 05:00 ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve.

Ndërkaq burimet e rajonipress konfirmuan se viktima është Ekrem Beqiri (1953)./rajonipress/