Mobi Casa

Nga Rrahmani te Muslija – Top pesë lojtarët që shkëlqyen në javën që lamë pas

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lojtarët shqiptarë kanë shkëlqyer në javën që lamë pas te skuadrat ku luajnë, ndërsa statistikat flasin më së miri për ta.

Lojtari më i vlerësua sipas Sofascore ishte Amir Rrahmani, që u notua me 8.1 për paraqitjen e tij te Napoli ndaj Sassuolon.

Mbrojtësi luaji për 90 minuta në këtë takim, duke realizuar një asistim, 93 pasime të sakta, Dy pasime kyçe, një shans të madh të krijuar për gol, një ndërprerje të aksioneve, dhe një duel të fituar.

Paraqitje të mirë në këtë javës pati edhe Vedat Muriqi te Mallorca, duke marrë vlerësimin 7.8 në ndeshjen me Villarrealin.

Sulmuesi luajti për 81 minuta, ndërsa kishte një gol, një asistim, tri gjuajtje në portë, një shans të krijuara, një duel të fituar dhe dy spastrime.

Uji Dea

Arb Manaj ishte po aq fantastik (7.8), duke luajtur për 90 minuta te Slaven Belupo, ndërsa kishte shtatë gjuajtje (5 brenda kornizës), një driblim të saktë, dy pasime kyçe, 75n për qin të pasimeve të sakta, 36 prekje të topit dhe 11 nga 19 duele të fituara.

Një performancë të shkëlqyer pati edhe portieri Arijanet Murici që luanë te Burnley dhe ndaj Luton Town u notua me 7.4.

Ai pati tri pritje, një brenda zonës, arriti të mbante portën e paprekur.

Edhe Florent Muslija ishte fantastik në këtë xhiro te Paderborn, duke marrë vlerësimin 7.3 në sfidën me Kaiserslautern.

Lojtari luajti për 63 minuta, kishte 53 prekje të topit, tri pasime kyçe, 90 për qind saktësi në pasime, tri pasime të gjata të sakta, tri nga tri driblime të suksesshme dhe katër nga shtatë duele të fituara. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.