Fundamenti

Nga reshjet e fundit të shiut rrezikohet familja dhjetë anëtarëshe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, së bashku me zyrtarët e drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë vizituar sot një familje në fshatin Dobërçan, tek kryefamiljari Fehmi Halili, familja dhjetë anëtarësh e të cilit është rrezikuar nga rrëshqitja e dheut si pasoj e reshjeve të fundit.

Me këtë rast nënkryetari Kadriu, ka thënë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe tanimë familja është evakuuar dhe akomoduar në një vend të sigurt.

Mobi Casa

“Menjëherë kemi marrë masat e nevojshme për evakuimin e kësaj familje dhe ajo tashmë është akomoduar përkohësisht në objekt tjetër të sigurt. Është fjala për familjen dhjetë anëtarëshe të Fehmi Halilit nga fshati Dobërçan shtëpia e të cilit është rrezikuar nga shembja e masës shumë të madhe të dheut nga kodra të cilën e kishte afër, si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut. Menjëherë është thirrur kompania e kontraktuar nga Komuna e Gjilanit për të bërë pastrimin e dheut në mënyrë që t’i mundësohet kësaj familjeje kthimi në shtëpi. Kjo shtëpi është vlerësuar se ishte në nivelin e rrezikshmërisë së lart nga zyrtarët komunal”, ka thënë nënkryetari Kadriu, duke shtuar se Komuna e Gjilanit është në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve të saj.

Ndryshe rrëshqitja e dheut afër kësaj shtëpie kishte ndodhur natën mes 3 dhe 4 shkurtit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.