UBT

Nga projekti i këshillit danez për refugjatë përfitojnë edhe qytetarët nga komuna e Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Në takimin e së martës ishin prezent përfaqësuesit e zyrës për komunitete dhe kthim, përfaqësuesja nga Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, përfaqësuesi i Ministrisë për Kthim si dhe kryetari i komunës Qëndron Kastrati.

Projekti në fjalë parashikohet të zhvillohet në tri faza të cilat shkojnë paralelisht:
Ngritja e kapaciteteve të zyrës për kthim dhe komunitete dhe anëtarëve të grupit, asistenca për të kthyerit nga Serbia nga viti 2013 e këndej, renovimi i shtëpive të cilat janë të vlerësuara nga komisioni përkatës, ndarja e granteve kolektive bujqësore ku do të ndihmohen 20 familje, të kthyera nga Serbia të larguara nga viti 2001 e më vonë.

Mobi Casa

Ky projekt financohet nga ambasada amerikane.
Para të pranishmëve u bë prezantimi i hulumtimeve mbi vlerësimin e tregut rural të synuar dhe zinxhirit të vlerës së produkteve bujqësore nga konsulenti, Berat Avdiu. Përfaqësuesi i Drejtorisë së Bujqësisë Bektesh Dërmaku dha disa sugjerime të cilat u konsideruan si të dobishme./rajonipress/