Nga problemet që i sjell burri alkoolist, gruaja me dy fëmijë braktisë shtëpinë
Gjilan – Ankuesja shqiptare nga Zhegra e Gjilanit raporton në policin e Kosovës se ka mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj. I dyshuari shqiptar, sipas ankueses i sjell problem të vazhdueshme, pasi që ai dyshohet se është konsumues i rregullt i alkoolit dhe shkakton probleme në familje.
Pas gjithë këtyre problemeve viktima është detyruar të lëshojë shtëpinë së bashku me dy vajzat e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


