Fundamenti

Nga përleshja fizike në Viti, lëndohen katër persona

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Në këtë rast katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dyshohet nga mjete të forta. Një (1) nga të lënduarit është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa tre (3) të lënduarit e tjetre për shkak të lëndimeve të pësuara janë transferuar në QKUK Prishtinë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre (3) të dyshuar kosovar ndërsa dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë janë në kërkim policor.

Eco Higjiena

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës Hetimet Rajonale në Gjilan njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/