ARKATANA

Nga pasuria e pensionistëve po lindin milionerët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në ditën e dytë të protestës së pensionistëve të Gjilanit u tha se me pasurinë e ndërtuar nga pensionistët kosovarë dhe me pensionet e tyre po lindin milionerët si këpurdhat pas shiut.

Edhe pse në numër më të vogël edhe ditën e dytë të protestës Sindikata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës si organizatore e protestës ka kërkuar që të shqyrtohet urgjentisht skema e pensioneve duke e trajtuar njëherë e përgjithmonë drejtë çështjen e pensionistëve.

Ragip Abazi kryetar i Këshillit Organizativ tha para protestuesve se të jetosh 14 vite pa pension dhe pa ligj të pensioneve ky është rast unikat në botë. Abazi tha se me pasurinë e ndërtuar nga pensionistët dhe me pensionet e tyre po lindin milionerët si këpurdhat pas shiut.

Uji Dea

Kurse Muharrem Bajrami kryetar i SPEP tha se pensionistët pa dëshirën e tyre janë kthyer në lypsa. Bajrami tha se tashmë kanë vdekur gjysma e pensionistëve pa të drejtën më elementare që të ketë një pension për të blerë ilaçe dhe gjëra tjera.”Orët e fundit po trokasin dhe ne po kërkojmë që urgjentisht të zgjidhet problemi sepse pensionistët janë kategoria më e shkelur dhe më e pavlerë në Kosovë” tha Bajrami.

Protesta ishte e qetë edhe në ditën e dytë dhe vazhdon edhe nesër./rajonipress/

Mund të ju interesoj: