UBT

Nga Parlamenti Evropian i shkruajnë Merkelit: Liberalizoni vizat për Kosovën këtë vit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, bashkë me një grup të tjerë të euro parlamentarëve i kanë drejtuar një letër kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe ministrit të Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ku kanë kërkuar që procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës të përmbyllet përgjatë pjesës së dytë të vitit 2020. Kjo pasi që me presidencën e Bashkimit Evropian kryeson Gjermania, dhe kjo shihet si një mundësi e artë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, raporton Express.

Euro deputetët në letrën e tyre i kanë thënë kancelares gjermane, Merkel, se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se tani është radha e Bashkimit Evropian që të mos thyej premtimin.

“Kjo është shansi juaj që të përmirësoni jetën e qytetarëve atje dhe të afroni Kosovën edhe më afër Bashkimit Evropian”, thuhet ndër të tjera në letër.

Një veprim të tillë të euro parlamentarëve e ka vlerësuar lartë, Demush Shasha, nga Instituti EPIK.

FIDANISHTJA

“Ky është shembulli se si duhet të bashkëpunojmë me miqtë e Kosovës sikur Eurodeputetja znj. Viola Von Cramon-Taubadel për të realizuar interesat e qytetarëve, e jo duke humbur kohë me mesazhet e kota nëpër twitter që vetëm izolojnë Republikën e Kosovës edhe më tuje nga miqtë ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Shasha thotë se nëse nuk liberalizohen vizat gjatë presidencës gjermane, atëherë procesi do të futet në një rrugë qorre.

“Po e humbëm mundësinë e liberalizimit vizave edhe në gjashtë muaj të ardhshëm të Presidencës Gjermane, liberalizimi i vizave do hyn me një stad të pa parashikueshëm”, ka përfunduar Shasha./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.