Hidromorava

Nga Paqarada te Rrudhani, Rashani e Rrahmani, futbollistët më të vlerësuar nga Kosova në Evropë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një tjetër javë me plot sukses për futbollistët e Kosovës që luajnë në Evropë.

Faqja e specializuar për statistika ‘SofaScore’, në bashkëpunim me Telegrafin sjellin pesë futbollistët nga Kosova me paraqitjet më të mira në kampionatet e ndryshme evropiane.

Mbrojtësi i majtë dardan, Leart Paqarada ka qenë fantastik këtë fundjavë, ku St Pauli mposhti Hansa Rostock.

Paqarada u vlerësua me notë 7,8, teksa kishte 92 prekje të topit, pesë pasime kyçe, katër duele të fituara, dy ndërhyrje në top dhe një driblim.

Lojë të mrekullueshme pati edhe qendërmbrojtësi Ismajl Beka për Luzernin, ku morën fitore të vlefshme ndaj Grasshopper.

Beka luajti 90 minuta u vlerësua me notën 7.8, teksa pati pesë ndërhyrje në top, katër spastrime, tre ndërprerje të aksioneve dy gjuajtje të bllokuara dhe 11 duele të fituara nga 17 në total.

Në Zvicër shkëlqeu edhe Donat Rrudhani në barazimin e Young Boys Bernit 2-2 në udhëtim te Zurich.

Fundamenti

Rrudhani luajti 66 minuta teksa u vlerësua me notë 7,4 pasi pati një asistim, 31 prekje të topit, 14 pasime të sakta si dhe pesë duele të fituara.

Elbasan Rashani ka qenë hero i skuadrës së tij Clermont në sfidën ndaj Strasbourg, ku pas 90 minutave u vlerësua me notë 7,2.

Sulmuesi kosovar realizoi golin e barazimit 1-1, teksa pati dy gjuajtje në portë, një herë goditi shtyllën, tre driblime të sakta, tre ndërhyrje në të dhe shtatë herë fitoi duelet me kundërshtarët.

E lojtari i pestë më i vlerësuar është kapiteni Amir Rrahmani që edhe njëherë ishte lider i Napolit në mbrojtje.

Kapiteni i Kosovës ishte titullar si gjithmonë në fitoren e Napolit 0-2 në udhëtim te Empoli teksa u vlerësua me notë 7,1.

Rrahmani pati tre spastrime të topit, dy ndërhyrje në top, një gjuajtje e bllokoi, dy duele të fituara, teksa ishte fantastik në pasimet e sakta me 91 për qind të sakta. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.