Mobi Casa

Nga njerëz të ligë, dëmtohen drunjtë dekorativ në qytet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot në mëngjes kemi vërejtur dëmtim serik të rreth 20 drunjve dekorativ në qytet, nga xhamia e madhe deri te shkollat e mesme. Arsyeja e dëmtimit nuk mund të shpjegohet ndryshe, pos që e vlerësojmë si akt qyqar, me vetëdije të ulët (ose edhe me prapavijë) ka thënë kreu i komunës Qemajl Mustafa.

Mbjellja e drunjve dekorativ, e kemi sqaruar shumë herë është bërë për zëvendësimin e drunjve të tharë dhe shtimin e gjelbërimit në pjesë më të madhe të qytetit dhe kjo është bërë për arsyet elementare për t’i ndihmuar qytetarët me gjelbërim, për dekorim të qytetit dhe për shumë arsye tjera jetike të një zhvillimi të qytetit dhe qytetarëve tanë.

Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa dëmtimin serik të drunjve e vlerëson të qëllimshëm nga dikush me vetëdije të ulët dhe nëse nuk është kështu, atëherë dëmtimi është bërë me prapavijë – (s’ka tjetër pos politike). Dhe me këtë rast kërkon nga organet kompetente të rendit, pra policia e Kosovës e cila është lajmëruar për rastin, në mënyrë urgjente ta hetoj dhe kryerësit e kësaj vepre të merren në përgjegjësi. Ideja për dëmtimin e një vepre kapitale është ide që qytetarët e Komunës së Gjilanit e kanë tejkaluar prej vitesh dhe si të tillë mund të themi që nuk e kanë pasur asnjëherë në mendjen e tyre.

FITORJA

Ky është veprim vërtetë shumë i ulët dhe i qëllimshëm. Këtë dëmtim mund ta vlerësojnë më së miri qytetarët tanë të cilët poashtu janë të irrituar me këtë vepër, nga kushdo që është bërë. Deri më tani nuk e kemi një rast të vetëm të dëmtimit të drunjve nga ana e qytetarëve, por ky i kësaj nate, pra dëmtim serik na bënë të dyshojmë që është vërtet me qëllim dhe mirë i porositur.

Të gjitha dilemat dhe akuzat që vinin nga formacionet politike opozitare të Gjilanit për keqpërdorim të këtij projekti këto ditë, i ka mbyll hetuesia në Gjilan, duke i hedhur poshtë me konstatimin e Prokurorisë Publike të Qarkut në Gjilan, se në këtë rast nuk ka asnjë shkelje ligjore.

Pra, jemi të përkushtuar që të punojmë në të mirë të qytetarit, ndaj edhe nuk lejojmë që dikush për arsye dhe qëllime të ulëta ta nëpërkëmb punën tonë ka thënë Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.