Nga një muaj paraburgim Tamara Petroviqit dhe Behlul Sadikut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake Ilmi Dalipi tha për rajonipress se sot (e premte) i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Tamara Petroviqit nga Baqkatopolla e Serbisë dhe Behlul Sadikut nga Gjilani nën dyshimin se janë marrë me kontrabandim të migrantëve.

Gjykata Themelore në Gjilan të premtën në një seancë dëgjimore u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Tamara Petrviqit nga Serbia dhe Behlul Sadikut nga Gjilani.

Gjykatësi i procedurës paraprake Ilmi Dalipi tha për rajonipress se Tamara Petroviqit dhe Behlul Sadikut i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pasiqë dyshohet se ata kanë kontrabanduar migrantë.

Edhe Petroviq edhe Sadiku dyshohen për veprën penale “kontrabandimi me migrantët.

Mobi Casa

Në kërkesën për zhvillim të hetimeve të iniciuara nga prokurori i rastit Arben Kadriu thuhet se më 19 qershor 2013 Tamara Petroviq në bashkëveprim me Behlul Sadikun janë marrë me kontrabandim të migrantëve.

Sipas kallëzimit penal të policisë dhe hetimeve të zhvilluara nga prokurori Arben Kadriu thuhet se viktima Ardian Musliu derisa është ndaluar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” gjatë pyetjes nga policët kufitarë ai ka rrëfyer se i ka dhënë 250 euro Tamara Petroviqit për ta rregulluar vizën shengen.

Ky dëshmitarë-viktimë ka thënë se është dashur t`i jepte edhe 1250 euro tjera për të marrë pasaportën hungareze në mënyrë që të dali më lehtë për në shtetet perëndimore, derisa person kontaktues e ka pasur Behlul Sadikun. /rajonipress/