Mobi Casa

Nga një muaj paraburgim serbëve nga Parteshi e Kmetoci

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, të premten Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, Afrim Shala gjyqtari i procedurës paraprake, ka caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj të pandehurve Zhivorad Jovanoviq dhe Nenad Stojkoviq, që të dy nga Parteshi dhe Vitomirka Gavrilloviq nga fshati Kmetoc, për shkak të veprës penale cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve .

Ndaj të pandehurve Zhivorad Jovanoviq dhe Nenad Stojkoviq caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit 30.10.2013 dhe do të ju zgjasë deri më datën 30.11.2013, raporton rajonipress.

Ndërsa ndaj të pandehurës Vitomirka Gavrilloviq caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet nga data 30.10.2013 deri më datën 30.11.2013.

Kështu që, në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, gjë që mund të vërtetohet pjesërisht nga deklaratat e të pandehurve, kërkesa e prokurorit të shtetit, si dhe provave dhe shkresave të tjera të lëndës.

RCCOLA

Përveç kësaj, në rastin konkret janë plotësuar edhe kushtet ngase ekziston frika e bazuar se po që se të njëjtit do të mbroheshin në liri mund të fshihen, ikin apo t`i qasen arratis, sidomos kur kemi parasysh kufijtë e brishtë administrativ dhe faktin se të njëjtit mund të kalojnë lehtë kufirin e të shkojnë në Serbi, e në këtë mënyrë do t’i shmangeshin përgjegjësisë penale e njëkohësisht do të pengonin rrjedhën normale të procedurës penale.

Po ashtu duke e marrë për bazë natyrën e veprës penale, cilësitë personale të të pandehurve (të njëjtit janë simpatizues të partisë politike “IQS” dhe veprën penale dyshohet se e kanë kryer në drejtim të favorizimit të kësaj partie)”.

Përveç këtyre, duke e marrë për bazë faktin se më datën 03.11.2013, do të mbahen zgjedhjet në Republikën e Kosovës; se kjo vepër penale dyshohet se është kryer për motive politike, ngase të pandehurit me qëllim të ndikimit në votues e duke keqpërdorë varësinë e tyre ekonomike shkojnë shtëpi për shtëpi për qëllim të votimit të “IQS”-së, ndikojnë-keqpërdorin votuesit se “do tu ndërprehen ndihmat nëse nuk e votojnë IQS-në” thuhet në vendkmin e gjykatësit Shala./rajonipress.