Uji Dea

Nga një muaj paraburgim për Milivoje Petroviqin dhe Fadil Sulimanin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një gjyqtare e procedurës paraprake të Departamentit Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim për të pandehurin Fadil Sulimani në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjykata gjithashtu nga një muaj i ka caktuar edhe Milivoje Petroviqit

I pandehuri Fadil Suliman shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohet se ka kryer veprën penale, “kontrabandim me migrantë”.

I pandehuri dyshohet se me datë 17.12.2014, në ora 21:45 minuta në pikën kufitare tek “Dheu i Bardhë” me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë të dobisë pasurore, ka organizuar kontrabandimin me migrantë nga Gjilani deri në Bujanovc të Republikës së Serbisë. Në atë mënyrë që paraprakisht i pandehuri me të dëmtuarit I. A. dhe S. S., është marr vesh për çmimin prej 70 (shtatëdhjetë) Euro për këtë udhëtim.

Paraburgimi i të pandehurit do të zgjasë nga data 17.12.2014 deri më datën 17.01.2015.

I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Mobi Casa

Gjithashtu një gjyqtar i procedurës paraprake të Departamentit Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim për të pandehurin Milivoje Petroviq në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri Milivoje Petroviq serb, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, kontrabandim me migrantë.
.
I pandehuri dyshohet se me datë 18.12.2014, në ora 03:40 minuta në pikën kufitare tek “Dheu i Bardhë” me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë të dobisë pasurore, ka organizuar kontrabandimin me migrantë, përkatësisht udhëtimin nga Gjilani deri në Suboticë të Republikës së Serbisë për të dëmtuarit B. H., V. H. dhe S. B..

Për këtë udhëtim nga Gjilani deri në Suboticë të Republikës së Serbisë, i pandehuri është marr vesh për çmimin prej 450 (katërqind e pesëdhjetë) Euro me të dëmtuarit.

Paraburgimi i të pandehurit do të zgjasë nga data 18.12.2014 deri më datën 18.01.2015.

I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.