Nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve Florian Bajrami e Vilson Haliti

Gjilan – Një gjyqtar i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurve Florian Bajrami dhe Vilson Haliti.
Të pandehurit Florian Bajrami dhe Vilson Haliti shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet se kanë veprat penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.
Të pandehurit janë arrestuar me datë 04.01.2016 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ndërsa tek gjyqtari i procedurës paraprake janë sjellë më datë 06.01.2016.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/