FITORJA

Nga një muaj arrest shtëpiak për tre tifoz të Dritës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan- Gjykatësi i procedurës paraprake Abdullah Ahmeti tha për rajonipress se u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji Agim Isufit, Ardian Matoshit, dhe Faik Vokshit. Gjykatësi Ahmeti tha se këta tre dyshohen për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Ahmeti tha se kjo masë pak më e butë është ndërmarrë duke pasur parasysh se të dyshuarit ishin nxënës të shkollave të mesme, derisa njëri kishte probleme shëndetësore. Por kjo masë nuk është zbatuar edhe për Gëzim Vitin e Erkan Mustafën të cilët kanë marrë nga një muaj paraburgim.

UBT

Sipas aktvendimit për zhvillimin e hetimeve Gëzim Vitia dhe Erkan Mustafa dyshohen se më 11 nëntor rreth orës 15 e 55 minuta në bashkëveprim edhe me disa persona të tjerë, pas përfundimit të ndeshjes futbollistike në mes të Dritës dhe Llamkosit të Vushtrrisë, kanë shkaktuar dëm thelbësor material, ashtu që i godasin me mjete të forta dy autobusët me tabela të Prishtinës, duke ua shpërthyer gomat dhe duke ia thyer dëmtuar xhamat dhe karrocerinë, ku më pas i godasin me mjete të forta dhe i shkaktojnë lëndime të rënda trupore shoferëve të autobusëve të dëmtuarve Fadil Azemi dhe Mahmut Maliqi, që të dy nga Vushtrria, ku si pasojë e lëndimeve të marra të njëjtit janë duke u kuruar në QKUK thuhet në aktvendimin e prokurorit Arben Kadriu.

Nga dhuna që u shkaktua në ndeshjen Drita – Llamkos deri më tashti janë arrestuar dhe ndodhen në procedura hetuese e gjyqësore 7 veta derisa dyshohet dhe pritet arrestimi edhe i 20 të tjerëve thonë burimet tona. /rajonipress.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.