Mobi Casa

Nga nesër fillon një kapitull i ri për Familjen Mbretërore Shqiptare

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Martesa e princit Leka II është konsideruar si një ngjarje simpatike për jetën tonë kombëtare. Kjo pasi ajo dëshmon se kombi shqiptar ka edhe tradita mbretërore.

Tanimë veq kanë filluar urimet e shumta drejtuar princit ndërkohë që ceremonia e dasmës së Lartësisë së tij Mbretërore, Princit Leka II dhe znj. Elia Zaharia, do të bëhet nesër në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.

Elia Zaharia e cila nga nesër do te njihet si Lartesia e Saj, Princesha e Kurores Elia e Shqiptareve është aktore dhe kengetare. Ajo eshte diplomuar për aktrim në universitetin St Denis ne Paris, njekohesisht ka mbaruar shkollen e aktrimit Cours Florent ne Paris si dhe Konservatorin Nacional te Bordose. Shkollen e mesme e ka kryer ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ne degen e piktures dhe skenografise.

Elia Zaharia ka luajtur nje sere rolesh ne Teatrin Kombetar, në filma si dhe në shumë koncerte si kengetare. Ajo flet shqip, frengjisht, anglisht dhe italisht dhe punon nderkohe edhe në Fondacionin Mbreteresha Geraldine që mbeshtet femijet dhe njerezit me aftesi te kufizuara ne Shqiperi.

Elia Zaharia eshte vajza e Gjergj Zaharise dhe Yllka Mujos. Babai i saj eshte me origjine nga Kosova e Permetit, ndersa nena eshte nje artiste e mirenjohur dhe shume e respektuar nga publiku Shqiptar, e cila mban titullin Mjeshtre e Madhe. Elia ka dhe nje vella me te vogel, Amos Zaharine, i cili eshte njekohesisht aktor profesionist.

FIDANISHTJA

Ndryshe, Shqiperia ishte monarki midis viteve 1928-1939 dhe udhehiqej nga Madheria e Tij Mbreti Zogu I. Origjina e Mbretit i perket nje familje fisnikesh dhe trashegimtare te Heroit Kombetar te Shqiperise Skenderbeut, i cili ka jetuar ne vitet 1405-1468. Mbreti Zog lindi si Ahmet Bej Zogu ne vitin 1895 dhe mbajti shume pozicione prestigjioze ne Shqiperi, si Minister i Brendshem, Kryeminister dhe President deri sa u shpall Mbret i Shqiptareve nga Asambleja Kushtetuese ne vitin 1928. Vitet e Mbreterise shpesh pershkruhen si epoka e arte e Shqiperise.

Mbreti u martua me Konteshen hungareze Geraldine Apponyi ne vitin 1938 dhe qe nga ai moment ajo u be Mbreteresha Geraldine e Shqiptareve. Mbreteresha ishte nje anetare e dashur e Familjes Mbreterore dhe u quajt trendafili i bardhe i Hungarise. Mbreti Leka I lindi me 5 prill te vitit 1939. Dy dite me vone Shqiperia u pushtua nga fashistet italiane dhe Familjes Mbreterore iu desh te linte vendin e saj e te jetonte ne exil. Mbreti Zog nderroi jete ne Paris ne vitin 1961 dhe djali i tij Princ Leka I, u quajt Mbreti i Shqiptareve qe nga 15 prilli i vitit 1961 ne ceremonine e mbajtur ne Hotelin Bristol ne kryeqytetin francez. Ne ate kohe Shqiperia ishte nen diktaturen komuniste dhe u deshen shume vite deri me shembjen e murit te Berlinit kur Mbreti Leka mundi te kthehej ne Shqiperi me gruan e tij Mbretereshen Suzane, djalin Princin e Kurores Leka II dhe me Nenen Mbretereshe Geraldine.

Mbreti Leka I nderroi jete ne vitin 2011, Mbreteresha Suzane ne vitin 2004 dhe Mbreteresha Geraldine ne vitin 2002.

Lartesia e Tij Mbreterore Princi i Kurores Leka II eshte trashegimtari i vetem i Kurores Mbreterore Shqiptare dhe do te martohet me znj.Elia Zaharia me 8 Tetor 2016 ne Tirane, nga ku do te filloje nje kapitull i ri per Familjen Mbreterore Shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.