GRANDEMALL

Nga Muslija te Hoxha e Zhegrova, vlerësimet e legjionarëve nga ndeshjet e fundjavës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ka vazhduar paraqitja fantastike e futbollistëve nga Kosova nëpër kampionatet e ndryshme evropiane dhe botërore.

Edhe këtë javë nuk kanë munguar golat, asistimet, por edhe paraqitjet e shkëlqyera të futbollistëve tanë.

Telegrafi si gjithmonë në bashkëpunim me partnerin e saj SofaScore sjell pesë futbollistët nga Kosova me notat më të larta.

Florent Muslija ka qenë fantastik këtë javë, ku me golin e tij në minutën e 90-të i siguroi Paderbornit fitore 1-0 ndaj Hannover ’96, derisa mori notën 8,7.

KV

Emir Sahiti pati paraqitje të mirë ku kontribuoi me një gol në fitoren e Hajdukut 3-0 ndaj Goricës, derisa mori notën 7,6.

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Altin Zeqiri që u vlerësua 7,4 në fitoren e Rizespor 3-2 ndaj Baskasehir, derisa notë të njëjtë mori edhe Florian Hoxha që ishte fantastik në triumfin 5-0 të Grasshopperit ndaj Laussanes.

Mbrojtësi i majtë pati tetë ndërprerje të aksioneve, tre spastrime, dy ndërhyrje në top dhe një pasim kyç.

Lille fitoi 2-0 ndaj Metz, derisa paraqitje shumë të mirë pati Edon Zhegrova duke u vlerësuar me notë 7,1 derisa kishte një pasim kyç në 88 minuta lojë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.