Nga muaji korrik Kosova pjesë e ‘kartonit të gjelbër’

Të gjithë bashkatdhetarët nga Evropa që ia mësyjnë Kosovës me vetura, nga muaji korrik i këtij viti nuk do të kenë nevojë që të paguajnë më sigurim shtesë për automjetet e tyre. Njëjtë do të vlejë edhe për qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të udhëtojnë në Evropë. Rrahim Pacolli kryesues i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me ‘kartonin e gjelbër’ ka thënë për Tribuna se Kosova që nga muaji korrik do të jetë pjesë e ‘kartonit të gjelbër’.
“Kemi qenë në bisedime edhe më herët dhe kemi sinjale për arritjen e kësaj marrëveshje”, ka thënë Pacolli.Ai ka sqaruar se Këshilli i Byrosë Evropiane të Sigurimeve, është pajtuar që Kompanitë Kosovare të Sigurimeve ta kenë një buxhet të përbashkët i cili faktikisht na dërgon një hap përpara drejt ‘kartonit të gjelbër’.
“Paralel marrëveshjes me palën serbe që do të arrihet edhe njëkohësisht do të arrihet një marrëveshje për një fond në Evropë edhe për fillimin e shitjes se policave të kartonit të gjelbër”, ka thënë Pacolli…(Tribuna).