Hidromorava

Nga mllefi e revolta qytetarët thurin poezi për lumin Mirusha

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Stërzgjatja dhe vendnumërimi në lumin Mirusha ka detyruar qytetarët që të thurin edhe poezi satirike. Demir Krasniqi është njëri nga krijuesit i cili i revoltuar nga papërgjegjësia e qeverisjes komunale ka shkruar një poezi satirike. Mirusha mbetet njëri nga projektet që ende mbetet i papërfunduar ndërkohë kundërmimi të zënë frymën në qendër të qytetit.

Nëse duhet të kalosh qendrës së qytetit preferohet të kesh një gazmaskë. Kështu shprehet Demir Krasniqi i cili edhe vet është banor përgjatë lumit Mirusha.

Demir Krasniqi e dinë më mirë se çdo qytetar tjetër se çfarë do të thotë të jetosh me erën e rëndë e të papërballueshme që del nga shtrati i këtij lumi ditëve të verës, por edhe tani. “E bëra këtë poezi nga revolta, nga mllefi për të treguar se qeverisja po flen mbi këtë projekt kapital” shprehet Krasniqi.

Demir Krasniqi thotë se ka dy vite që lumi Mirusha ka stagnuar, është punuar fare pak, ndërkohë që nuk ka interesim të pushtetit lokal për ta quar përpara.”Ne po i vuajmë pasojat e këtij kundërmimi. Ne po bëhemi kurban për shkak se këtë projekt nuk ka njerëz që dinë ta udhëheqin. Mungojnë njerëzit profesionist dhe ata që vërtet kanë njohuri për këtë projekt. Pos disa vizitave që i shfrytëzonin për fotografi, pushtetarët komunal asnjë hap nuk e kanë bërë tutje” shprehet Krasniqi.

Edhe qytetarët e shumtë që ndodhen përgjatë lumit Mirusha nuk e kanë besuar se aq gjatë do të shkojë ky projekt. Ata madje shprehen të befasuar se pse qeverisja komunale nuk tregon se ku ndodhet problemi i stagnimit./rajonipress/

Lexojeni poezinë satirike të Demir Krasniqit kushtuar lumit Mirusha.

Uji Dea

Gjilani dhe lumi Mirusha

Der’ sa t’mbulohet lumi Mirusha – Gjilanasit do t’ vuajnë nga gusha !

Der’ sa t’ ndreqet mbi Mirushë shtrati – Gjilanasit do t’i kapë infarkti !
Der’ sa t’ ndreqen mbi Mirushë urat –
Gjilanasve do t’ iu bien lëkurat !
Der’ sa t’ ndalet n’ Mirushë kundërmimi –
Gjilanasit do t’i kapë tërbimi !

Për fushata elektorale –
Ruajmë Mirushën me gjithë kanale !
Me bagera e hallakama –
Bëjmë postera e bëjmë reklama !

Der’ sa t’ kryhen fushatat zgjedhore –
Reklamimet n’ Mirushë bëhen prore !
Hajde, hajde moj Selvie –
Pranë Mirushës bëjmë selfie !
E hamë bukën me suxhuk –
Qesim fotot në FEJSBUK !

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.