Uji Dea

Nga lufta në Kosovë e deri tek Serie A, rrugëtimi emocionues i Përparim Hetemajt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përparim Hetemaj e ka zemrën e ndarë në gjysmë. Në njërën anë Kosova, të cilën e kishte braktisur pa dëshirë kur ishte fëmijë, pak para se të niste lufta.

Në anën tjetër Finlanda, një vend në të cilin është rritur dhe të cilin sot e thërret shtëpi.

E në mes të tyre gjendet Italia, një vend që ia realizoi ëndrrën: të bëhet futbollist kulmor.

Mirëpo, në kampin e Olou në Finlandë, realiteti ishte ndryshe:

“Që kur isha fëmijë, më ka pëlqyer gjithmonë të luaja futboll. Mirëpo, të gjithë më thonin se duke i mëshuar topit nuk do të arrija ta siguroja një punë. Por, unë në fund ia dola”, thotë ish-futbollisti kosovar në një intervistë për “gianlucadimarzio.com”, përcjell “Gazeta Express”.

Më pas, ish-futbollisti i Chievos e ka kujtuar fëmijërinë e vështirë dhe rrugëtimin e tij drejt suksesit.

Ndonëse e përfaqësoi Finlandën, ish-futbollisti luftarak dhe i palodhshëm asnjëherë nuk ka pranuar të luajë kundër vendit të prindërve të tij, për të cilin i rrah zemra – Kosovës.

FITORJA

“Kur nisi lufta, nuk ishte asgjë e lehtë. Shumë familjarë të mi e humbën jetën. Xhaxhai im u vra. Ishin momente të rënda, të tmerrshme.”

“U largova nga Kosova me familjen time para se të fillonte lufta. Në vitin e parë në Finlandë jetuam në një kamp refugjatësh.”

“S’kishim informacione për familjarët, veç ato që i shikonim në televizor. Ishin momente të vështira.”

“Kam refuzuar gjithmonë të përballesha me Kosovën në fushën e blertë, nuk do të mundë ta bëja këtë kurrë. Unë i bëj gjërat me zemër, në fushë nuk do të isha i njëjti.”

Futbollisti drenicas ishte pensionuar nga futbolli në dhjetor të vitit të kaluar tek Helsinki në Finlandë, ku tash është trajner i ekipit U-23.

Ndërkohë luan për qejf në një ligë amatore dhe të veçantë, ku paraqiten këngëtarë, artistë, youtuber dhe influencerë të njohur finlandezë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.