RajoniPress07:53, 20 Qershor, 2017 | 9 vjet më parë
/ 1 minutë lexim
Poezi nga Arben Kurteshi
O bijtë e mi
Atje në perëndim,
Gjithnjë ju mbaj
Në kujtim.
S’ju pashë kurrë
Disave nga ju,
Po pres në ëndërr
Me ju taku’.
Mezi pres
Të më marr gjumi,
T’ëndërroj mbesat e nipat
Pranë një lumi.
T’i shoh mbesat
Ç’fytyra kanë:
A thua ndonjëra,
Ndopak më përngjan?