Uji Dea

Nga Kosova po ikin edhe të punësuarit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Largimi masiv i kosovarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE), po bëhet edhe nga ata të cilët e kanë një vend pune e që marrin një pagë mujore – mbi mesataren e zakonshme në Kosovë.

Kosovën kanë filluar ta braktisin edhe njerëzit të cilët punojnë nëpër media. Telegrafi mëson se nga Kosova tashmë janë larguar tre kameramanë të televizioneve kosovare.

Rrugën e largimit e kanë ndjekur edhe dy punonjës te hoteleve me emër në kryeqytet, ku ata siguronin paga të kënaqshme në vendin e tyre të punës.

Fatin e largimi të punëtorëve nga vend i punës, në drejtim të shteteve të BE-së, e kanë edhe kompani të mëdha në vendin tonë.

Rrjetit të qendrave tregtare ETC i janë larguar deri më tani disa punëtorë. Kjo e ka brengosur edhe njërin prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, Ramiz Kelmendin.

Uji Dea

“Po, ka ikje. Më e keqja është që po na ikin profesionistët. Po na ikin ata me zanate, me përvojë pune. Na duhet kohë t’i krijojmë ata”, ka deklaruar Kelmendi për Gazetën Fjala.

Me pasoja edhe më të mëdha po ballafaqohet ndërmarrja Europlast. Kësaj i kanë ikur deri tash gjashtë punëtorë.

“Se kanë lënë për rroga. Ato i kanë marrë me rregull që nga viti 2006”, ka theksuar pronari i kësaj ndërmarrje, Ragip Berisha.

Nga kjo ikje janë prekur edhe kompani të fuqishme nga qyteti i Vushtrrisë, nga të cilat Telegrafi mëson së janë larguar edhe dhjetëra punëtorë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.