United Hospital

Nga Kosova në Australi, FIFA reportazh special për Berishën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha ishte këtë fundjavë në fokusin e FIFA-s.
Qeveria e futbollit botëror i kushtoi një reportazh special rrugëtimit të tij dhe hapave të parë në karrierë, që nga lufta në Kosovë, emigrimi në Berlin e deri te shkëlqimi në kampionatin australian.

Futbolli i ofroi Besartit një shpëtim për jetën, dhe tani në rangjet më të larta, sulmuesi që ka luajtur më parë dhe me kombëtaren shqiptare ripërshkroi trajektoren e tij që në nivelet më të ulëta.

“Jam ndoshta humbësi më i keq dhe kjo sepse dua të arrij dhe të fitoj diçka. U gëzuam shumë kur përfunduam në Berlin pasi gjetëm një fat më të mirë, me punë dhe gjithçka. Gjetëm jetën tonë. I dedikohem gjithçka futbollit pasi më ndryshoi dhe më dha atë që ëndërroja”, thotë sulmuesi, shkruan Top Channel.

Fundamenti

Dëmtimet e kushtëzuan disi paraqitjen e Besart Berishës në Gjermani, Danimarkë dhe Angli, por sulmuesi po përjeton momentet më të mira në Australi.

“Jam i lumtur që tifozët më duan. kam thyer rekorde të vendosura më parë më golat e mi dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Tifozët më motivojnë të përmirësohem çdo ndeshje”, shtoi ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.