Fundamenti

Nga koalicioni paralajmërojnë futjen e PDK-së në Qeveri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në koalicionin aktual kanë paralajmëruar hyrjen e PDK-së në Qeverinë Hoti pas zhvillimeve të fundit me arrestimet e Tribunalit Special, raporton Gazeta Express.

Zëvendësministri i Brendshëm nga radhët e Nismës, Zafir Berisha, ka folur për takimet e fundit që janë zhvilluar mes udhëheqësve të insitucioneve dhe partive politike në vend.

Ai ka theksuar se është duke u punuar që të krijohet stabilitet politik në vend.

FIDANISHTJA

“Situata është jo e mirë sa i përket stabilitetit institucional. Po punohet të krijohet stabiliteti politik. Kjo nënkupton se duhet të jemi më praktik në situatën ku jemi… Për ta zbërthyer i bie se koalicioni duhet të rritet”, është shprehur Berisha.

I pyetur nëse kjo nënkupton përfshirjen e PDK-së në Qeverinë që drejton Avdullah Hoti, ai është shprehur: “Padiskutim hyrjen e PDK-së. Natyrisht se e dinë edhe ata. Mendoj se është përgjegjësi e liderëve që të gjejnë një gjuhë për ta tejkalojnë këtë situatë”. Tha ai në Klan, duke shtuar se janë kryetarët e partive që duhet t’i japin një zgjidhje kësaj situate.

“Kur do të gjendet zgjidhja nuk e di. Janë kryetarët e partive që duhet t’i japin një zgjidhje kësaj situate”, tha ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.