Fundamenti

Nga Kishnica në Lausanne të Zvicrës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Fotografia si formë e shprehjes asaj i hapi rrugën drejt një suksesi që shumë fotografë do të donin ta arrinin. Është kjo fotografja e re kosovare, e cila jeton në Zvicër, Vlora Imeri. Përmes një seti fotografish të ndara në katër seri, të cilat ajo i ka realizuar në minierën e Kishnicës, Imeri ka arritur që punën e saj ta prezantojë në ‘Musee d’Elysee’ në Lausanne të Zvicrës.

Veprat e saj do të paraqiten sot (e enjte) në këtë muze. Imeri prezanton punën e saj për Kishnicen, e vetmja shqiptare në mesin e 10 artistëve të tjerë nga Zvicra, Suedia, Franca, Norvegjia dhe Gjermania. Seria e parë flet për peizazhe dhe metamorfoza e tyre ndaj produkteve kimike, seria e dytë flet për interierin, seria e tretë për materiet dhe të fundit janë portretet.

Uji Dea

Përkundër faktit që është e re, kjo nuk i ka penguar që të pranohet dhe puna e saj të jetë pjesë e këtij muzeu ku mysafirët do të kenë mundësinë që t’i shohin fotografitë e më pas edhe të bëjnë pyetje rreth tyre. Pranimi në Museun e Elysee ishte një befasi edhe për fotografen Imeri…(Tribuna).