ARKATANA

Nga kënga tek moderimi, Arilena Ara rrëfen çelësin e suksesit të saj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Arilena Ara është një nga këngëtaret e reja në moshë e cila ka korrur një sukses të madh që në hapat e parë të karrierës së saj.

Së fundmi ajo përpos këngës po e sfidon veten edhe në fushën e moderimit. Këngëtarja bashkëprezanton krah Florjan Binajt emisionin më të ri “Piranjat”. Si e ftuara speciale në spektaklin e modës “Star Show”, ajo ndau me të gjithë çelësin e suksesit. Ara tregoi se sipas saj të bësh disa gjëra mirë arrihet vetëm duke i balancuar ato.

“Jam ndier jashtëzakonisht mirë. Në fakt thyeva akullin, nuk mendoja se do të ishte aq e thjeshtë, megjithatë tani jam mësuar dhe kam lënë muzikën pak në vend të dytë, gjë që ka filluar të më shqetësojë, por është një eksperiencë e bukur.

ARKATANA

Mos e beso, sapo gënjeva publikisht- vijoi me shaka Arilena. Unë ja dal duke balancuar çdo gjë me kujdes dhe duke u kujdesur për këtë gjë posaçërisht Popi, që është partneri im i një jete, në gjithçka që bëj në karrierë, në muzikë dhe padiskutim familje,”-u shpreh Arilena.

Më herët e ftuar në programin “A Live Night”, këngëtarja ka folur rreth jetës së saj profesionale dhe personale. Arilena ka treguar plot nostalgji një histori të fëmijërisë së saj dhe kohët me babain e ndjerë.

“Kam patur një lidhje të jashtëzakonshme me babain tim, ai zbuloi talentin tim për muzikën. Lidhja ime me të ka qenë e jashtëzakonshme, më merrte çdo pasdite dhe dilnim bashkë në qytet. Më tregonte sekrete që nuk i ka ndarë me askënd të familjes. Të jesh fëmijë e të konsiderojë si të rritur, të bën të kesh siguri. Lutesha çdo natë për familjen dhe të afërmit. Kisha një gjendje ekonomike të thjeshtë, më modeste se të thjeshtë, por lumturia dhe lidhja që ne kishim ishte shumë e bukur e shumë spontane. Tregonim çdo gjë njëri tjetrit.”– rrëfeu ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.