United Hospital

Nga java e ardhshme ndryshon moti, rikthehen reshjet e shiut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në fundjavë pritet të ketë mot kryesisht me diell, e orëve të mëngjesit ftohtë e me ngrica dhe mjegull në ultësira. E nga java e ardhshme pritet mot i ndryshueshëm me mundësi edhe për reshje shiu, raporton Express.

Dy ditëve të fundit të tetorit mbetet mot i qëndrueshëm, me kthjellime e diell, por me mëngjese të ftohta e me ngricë, e në ultësira me kushte për mjegull.

Ditën e hënë vransirat shtohen, e më vonë në mbrëmje me mundësi edhe për reshje lokale shiu, që vazhdojnë edhe mëngjesin e së martës. E pasditen e së martës do të mbajë mot më i butë e me kthjellime. Ditën e mërkurë sërish pritet shtim i vransirave, e në pjesën e dytë të javës me mundësi edhe për të reshura shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e gjatë periudhave të qetësisë do të kaloj edhe në vlera të dobëta.

30.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë, e në vise të ulëta me kushte për mjegull apo mjegullinë.

31.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave, ditën kryesisht me diell.

Mobi Casa

1.11 – Në mëngjes ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave. Paradite kryesisht me diell, e gjatë ditës vransirat do të shtohen, e në mbrëmje më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

2.11 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Pasdite më butë e me erë, vransirat shpërndahen e priten edhe kthjellime.

3.11 – Kryesisht me vransira, e vonë në mbrëmje priten reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 0C, e të martën shënojnë rritje deri në 5C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 14C e 16C, me një rritje ditën e martë deri në 18C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 2-8m/s, të martën me hove edhe deri në 16m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht në rënie, edhe nën vlera normale ditën e martë./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.