Nga izolimi, në izolim

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova po e mbyll edhe këtë vit, me optimizmin e vrarë të qytetarëve në pritje për liberalizimin e vizave, që sipas analistëve po mbetet peng i kësaj klase politike, e cila me veprimet e kundërligjshme, lidhjen me krimin dhe korrupsionin, e ka lënë vendin në izolim të plotë.

KRASNIQI: Bashkëpunimi i kryetarit të Prishtinës dhe kompanisë “Devolli” po u shkon për mrekulli, dhe kur e dimë kjo kompani është kapur nga bosët e ‘Prontos’, lindin dilema së mos edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është kapur nga ta.

“Ky vit qiti në pah të dhënën se pozita dhe opozita nuk janë krejtësisht të ndërgjegjshme ndaj gjendjes reale, e cila e ka shoqëruar Kosovën gjatë këtij viti kalendarik, andaj kushdo që të vijë në pushtet nuk do të udhëheqë vendin me duar të pastra, pra të dyja palët si duket janë të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin, i cili ka marrë përmasa shqetësuese”, tha analisti Shefqet Dibrani për “Kosova Sot” .

Kosova po e mbyll edhe këtë vit, me optimizmin e vrarë të qytetarëve në pritje për liberalizimin e vizave, që sipas analistëve po mbetet peng i kësaj klase politike, e cila me veprimet e kundërligjshme, lidhjen me krimin dhe korrupsionin, e ka lënë vendin në izolim të plotë. Emëruesi i përbashkët i të gjitha partive politike në Kosovë del pikërisht lidhja me mafio-bizneset e klanit ‘Pronto’, të cilat me qindra miliona euro që ua vodhën qytetarëve po i blejnë dhe financojnë te gjitha partitë, nga më të mëdha PDK e LDK, deri te partitë më të vogla, përfshirë këtu edhe ‘VETËVENDOSJEN’, e cila deri mandatin e kaluar ishte goxha e zëshme kundër mafio bizneseve të klanit ‘Pronto’, e që aty prijnë vëllezërit e tejinkriminuar Devolli. Mirëpo, VV-ja pas marrjes së pushtetit në Prishtinë, me ndërmjetësimin e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut jo vetëm që heshtën,por edhe shpërblyen me tenderë, leje ndërtimi, hapësira për reklamim publik etj. Devollët e klanit ‘Pronto’. Financuesit e të gjitha partive politike pa dallim janë pikërisht shoqëritë e tejinkriminuara dhe kërcënuese për vendin të vëllezërve Devolli, edhe atë pjesa oficiele me letra, pra duke kontribuar zyrtarisht prej PDKsë e deri te ‘VETËVENDOSJE’, e deri edhe tek ish-FER-i i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, ku financimi bëhet me para të pista dhe fare nuk përfundon në llogaritë e partive, por të individëve të inkriminuar që duhet t`u “laget fyti” shpesh , siç është dëgjuar shumë qartë në audio-incizimet e aferës ‘Pronto’. Sa e fortë del lidhja mes ‘VETËVËNDOSJES’ me klanin ‘Pronto’ më së miri flet fakti se si u mbrapsën Visar Ymeri, Dardan Molliqaj &Co, që në çdo seancë kërkonin hetime dhe komisione hetimore për kompaninë ‘Devolli’, por pasi që u ndihmuan e financuan në marrjen e blerjen e pushtetit lokal në Prishtinë, që e mori Shpend Ahmeti bashkë me Dardan Sejdiun, për të cilët dyshohet se janë të lidhur edhe me SHIK-un , të gjitha këto deklarata jo vetëm u ndërprenë dhe në këtë mandat legjislativ 2014-2016, por as edhe një herë nuk i përmendën ‘Devollët’ e inkriminuar.

Kosova, peng i oligarkëve

Mobi Casa

Analisti politik, Shefqet Dibrani, thotë se çështja e liberalizimit të vizave ishte temë qendrore për gjatë vitit 2016, jo që ishte vetëm premtim, por ka qenë edhe pritje e qytetarëve. “Ky vit shkoi ndërsa si problematikë për Kosovën do të bartet edhe në vitin 2017, por tashmë qytetarët e Kosovës nuk kanë më shpresë tek premtimet boshe të qeveritarëve, sepse si duket as gjatë vitit që po vjen liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë. Tashmë po merret vesh se Kosova në të gjitha planet e saj ka mbetur peng i oligarkëve politikë, të cilët për shkak të interesave të ngushta të kësaj klase politike e kanë ngulfatur të tashmen e vendit dhe me këtë papërgjegjësi ata nuk po brengosën për gjendjen reale të popullsisë”, u shpreh ai. “Kjo kastë politike ka shitur pasurinë e Kosovës, duke e rrezikuar edhe mirëqenien qytetare, vetëm e vetëm për të mbetur në pushtet. E keqja më e madhe është kur dihet se dallimet në mes të pozitës dhe opozitës janë vetëm format e veprimit, por jo edhe mënyra e udhëheqjes, prandaj edhe pse përgjegjësia kryesore bie mbi pozitën, e cila është kaq e papërgjegjshme për këtë gjendje kaq të zymtë dhe të paperspektivë. Ky vit qiti në pah të dhënën se pozita dhe opozita nuk janë krejtësisht të ndërgjegjshme ndaj gjendjes reale, e cila e ka shoqëruar Kosovën gjatë këtij viti kalendarik, andaj kushdo që të vijë në pushtet nuk do të udhëheqë vendin me duar të pastra, pra të dyja palët si duket janë të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin, i cili ka marrë përmasa shqetësuese”, tha Dibrani për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se edhe sistemi i drejtësisë, në të gjitha nivelet e tij është i kapur nga klani ‘PRONTO’, të cilët me miliona para i kanë keqpërdorur për ta mbajtur pushtetin, jo me dije, por me metoda perfide të veprimit e kanë shtrirë rrjetin e kapjes edhe në sistemin e sigurisë, në mjekësi, arsim dhe kudo në institucionet shtetërore, duke sjellë vendin buzë kolapsit, pasi një lloj anarkie ka dalë në pah.

VV-ja rrëshqiti në batakun e keqqeverisjes

Dibrani thotë se jo vetëm pushteti qendror ka dështuar, por edhe pushteti lokal, veçmas ai në kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë , i drejtuar nga ‘VETËVENDOSJE’, ka marrë po të njëjtën mostër të qeverisjes së kriminalizuar nga pushteti qendror. “Si duket grupet e interesit, tashmë kanë futur në lëvizje me miliona para të qytetarëve, me ato para ata financojnë krimin e nëntokës, i cili është në gjendje të shumëfishojë milionat e tyre për të bërë zapt lëvizjet qytetare, sidomos të partive politike, pasi dihet se mafia e organizuar ka mundësi t’i korruptojë dhe t’i blejë të gjithë politikanët dhe kryetarët e komunave, që mund të vijnë jashtë nga kontrolli i sistemit të tyre. Me sa duket pasqyrë e shumë gjërave negative mbetet kryeqyteti, në të cilin janë koncentruar organizata të shumta ndërkombëtare, si dhe trupi diplomatik, i cili deri më tani nuk ka ndërmend të ndërmarrë hapa konkretë për t’ua ndalur avazin këtyre keqpërdoruesve. Kompanitë e mëdha, sidomos ajo ‘Devolli’ e të ngjashme nuk mund të mbijetojnë tregun, nëse nuk janë të lidhur ngushtë me grupet kriminale dhe nëse nuk janë të involvuar edhe vetë me sistemin e krimit ekonomik dhe atij politik”, tha Dibrani. Ai ka pohuar se Kosova i kaloi sfidat e mëdha të përbuzjes kombëtare dhe tani po hyn në vitin 2017, me shpresa të zvetënuara, pasi reformat në drejtësi dhe sektorët e tjerë nuk nisen ashtu siç kemi pritur, kur dihet se pa një reformim në të gjithë sektorët e pushtetit, vendi ynë as nuk ka hyrë në problem, sepse problemi më i madh do të jetë kur të nisin reformat në drejtësi dhe zbatimi i tyre në praktikë./kosova sot/