UBT

Nga investimet gjermane pritet të hapen 800 vende pune në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sot në ndërtesën e Qeverisë është mbajtur një konferencë për gazetarë ku janë prezantuar projekte në fushën e investimeve nga investitorë gjermanë dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se kjo javë do të quhet java gjermane dhe ka të bëjë kryesisht me investime gjermano-kosovare në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Ai ka treguar edhe për disa plane që pritet të realizohen në të ardhmen e afërt.

“Javën tjetër do të bëhet përurimi i fabrikës për panele solare derisa muajin tjetër do të përurohet një fabrikë për përpunimin e pemëve ku pritet të punësohen 500-800 gra ku prioritet kanë gratë me kushte të rënda ekonomike dhe sociale”.

Fundamenti

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets ka thënë se është e kënaqur me zhvillimet e fundit në Kosovë duke shtuar se çështja më e rëndëishme për Kosovën është ekonomia.

“Duhet te punojmë më shumë për angazhimin e diasporës në Kosovë, jam optimiste për kosovarët, ekonomimë dhe qasjen në tregje të huaja” ka thënë ajo në këtë konferencë.

Derisa investitori gjerman, Klaus Jurgen Lotz ka thënë se në Ksoovë duhet të krijohen shanse më të mira të punësimit dhe shkollimit dhe të mos kërkohen vetëm vizat por të krijohen mundësi punësimi në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.