Eko Higjiena

Nga heqja e reciprocitetit 20 mauna hyjnë nga Serbia në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas heqjes së masës së reciprocitetit ndaj Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës deri më tani kanë hyrë 20 mauna me mallra në vend.

Kështu ka bërë të ditur për “Ekonominë Online” zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. Nga këto 20 mauna Stavileci ka thënë se kryesisht kanë qenë me mallra ushqimore, të cilat kanë transportuar mallra nga Serbia drejt Kosovës.

“Procedurat edhe tani, edhe në të kaluarën janë të zakonshme të Doganës, të cilat zhvillohen gjatë importimit të produkteve ose mallrave të ndryshme, derisa sot kemi parë hyrje të mbi 20 maunave nga Serbia me mallra të Serbisë, të cilat janë në procedura të zhdoganimit”, tha Stavileci.

“Procedura doganore janë të njëjta, për shkak se janë të parapara me kodin doganor, derisa masat tjera që ndërmerren nga Qeveria e Kosovës kanë ndryshuar pak a shumë, por sidoqoftë prapë duhet t’u them që emërtimet jokushtetuese prapë nuk lejohen”.

“Jo, nuk kemi pasur për arsye se gjatë aplikimit të reciprocitetit në fazën e parë dhe të dytë ne kemi parë që ka pasur plot kompani që kanë dorëzuar dokumente ashtu siç janë kërkuar nga vendimet e Qeverisë”, tha ai.

FIDANISHTJA

Ndërsa për eksportin drejt Serbisë, Stavileci tha se janë 3 mauna dhe se nuk kanë pasur probleme të raportuara.

Ai shton se nga pala serbe mund të pritet gjithçka, teksa thotë se ata e ndryshojnë politikën brenda ditës, raporton EO-ja.

“Dogana është institucion jopolitik dhe nuk kemi këso lloje problemesh. Ne autoritetin tonë e shtrijmë në fushën teknike doganore. Dogana nuk i pranuar.

Ka mundësi që është një qasje për tarifimin e këtyre produkteve, por sidoqoftë duhet gjithmonë të përputhet pjesa e dokumentacionit me pjesën faktike të mallit, por nuk është ndonjë problem i madh në të cilën nuk mund të zgjidhet”, tha ai.

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për reciprocitet është marrë më 1 prill të këtij viti, duke e zëvendësuar këtë masë me taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, që pati vënë qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.