FIDANISHTJA

Nga Golf 1, në Mercedes e Audi Q7

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Fitojnë shuma të mëdha parash përmes profesionit që i karakterizon. Kanë krijuar komoditet përmes aktiviteteve artistike dhe përfitimeve profesionale. Ndërsa vetë paratë e fituara s’do mend se iu ofrojnë edhe lukse të ndryshme edhe përballë makinave, të fundit këto të cilat për disa nga artistët e kontaktuar nga Tribuna, janë të pashmangshme.

Mihrije Braha: Në Mercedes ndjehem rehat

Kishte nisur vozitjen e parë në një Opel Ascona, ndërsa tani këngëtarja Mihrije Braha asnjë prej firmave të njohura nuk e ndërron me veturën Mercedes. “Kam filluar që të ngas veturën që nga viti 1989. Me patentë shoferë jam pajisur në Amerikë dhe me të kam vozitur disa vjet. Pastaj më është dashur që të përkthej patentë shoferin. Në fillim kam pasur një veturë të markës Opel Ascona, dhe kam ndërruar disa herë veturat por jo aq shpesh.

Mandej kam marrë Mercedes, ku që atëherë nuk e ndërroj këtë markë të veturës sepse është vetura më komode për mendimin tim”, ka treguar fillimisht këngëtarja, ani pse ka theksuar se nuk është fanse e madhe e tyre. “Nuk jam adhuruese e madhe e veturave. Thjesht dua të kem një veturë komode. Nuk jam nga ato që preferoj veturë luksoze, sepse më parë kemi udhëtuar me autobus apo edhe në komb, kurse tash ka lindur nevoja që ta kemi një të tillë që të kryejmë punë, jo të shesim mend”.

Por, ngasja e veturave të ndryshme që nga vitit 1989 nuk i ka ofruar një interesim për t’u njohur më shumë me brendësinë e një veture dhe problemet që mund t’i hasë në rrugë në rast prishjeje. “Nëse do hasja në ndonjë problem gjatë rrugës me veturë, lirisht mund të them se do ta lija aty të fikur, sepse nuk di absolutisht asgjë të rregulloj as që merrem vesh në ndonjë gjë. Ne femrat nuk jemi të prirura për kësi lloj punësh. E vetmja që do të bëja, është të kërkoj ndihmë nga ndokush që është rrugës”, ka treguar Mihrija, shkruan Tribuna.

Naser Gjinovci: Edhe patentën ma kanë falur

Për dallim nga Mihrija e cila veturën e sheh si një nevojë, rok këngëtari Naser Gjinovci më të nevojshme e ndjen ecjen. “Unë nuk jam adhurues i veturave fare. Një pjesë e shokëve, kolegëve e një pjesë e Prishtinës e dinë që unë nuk jam adhurues i veturave dhe jam këmbësorë. Vetura ditëve të sodit është një domosdoshmëri, por edhe keqpërdoren, sepse nuk jam fans i asaj që për kafe të shkoj me veturë, për bukë të shkoj me veturë, kur ndoshta dyqani është vetëm 300 metra larg.

Duk e marr parasysh këtë fakt mua më irriton vetura. Unë jam pajisur me patentë shofer shumë vonë, sepse nuk kam shprehur aspak interesim për një gjë të tillë. Tash do të bëhem real e të tregoj se mua ma kanë falur patentë shoferin se jo që kam dit diçka (qeshet). Unë as semaforët nuk i kam kuptuar. Dhe kush pranon të vozitet me mua, i bie se është një gjysmë vetëvrasje. Mua më vozit bashkëshortja. Ajo vozit gjatë gjithë kohës. Nëse na bie të udhëtojmë për pushime, ajo gjatë gjithë kohës vozit. Unë kurrë nuk e marr timonin në duar”, ka treguar fillimisht Naseri. Por lideri i ‘Minatorit’, përkundër se nuk i ka në qejf makinat, tregon markën e tij të preferuar dhe veturën që kishte blerë për të parën herë.

“Vetura ime e parë ka qenë një Golf 1. Ajo tani është në reklamë tek auto salloni Auto Prishtina. Qëndron aty dhe i ka vetëm 520 km të kaluara . Unë jam adhurues i markës Volkswagen, por vetëm me pa se me vozit jo. E sa për të rregulluar diçka në makinë nuk di asgjë. Nëse vetëm një herë e marr veturën me vozit e më ndodhë që të ketë ndonjë prishje, e lë ashtu siç është. Aty ku është ndalur. Ose mundohem që ta dërgoj te ndonjë mekanik nëse vetëm është afër. Se për ndryshe nuk di asgjë”, ka përfunduar këngëtari.

Mobi Casa

Blero: Preferoj Porschenë

E njëri ndër këngëtarët që nuk kursehet përballë veturave të shtrenjta është Blero Muharremi, ani pse sipas tij pasioni për to është barazi me zero. “Pasioni im për vetura mund të them lirisht që është baras me zero. Normalisht kam veturë por nuk jam i pasionuar pas tyre. Thjesht e kam për nevojë, për punë e kështu. Kam filluar shumë i ri të ngas makinën, por prej moshës 18 kur edhe e morra lejen. Prej atëherë nuk i jam ndarë”, ka nënvizuar fillimisht Blero, ndërsa ka bërë me dije markën që tani vozitë e atë që kishte blerë të parën.

“Nëse nuk gabohem vetura ime e parë ka qenë Golf 3, e ajo që tani e kam është Audi Q7”. Me një pasion të varfër përballë tyre, këngëtari ka theksuar se nuk i ndërron shpesh makinat, ndërsa e preferuara e tij mbetet Porsche. “Porsche kisha me thanë që është vetura që më bie në sy më shumë se tjerat. Por nuk është që gjithsesi duhet ta kem. Ndoshta në të ardhmen por jo për momentin”.

Sikurse kolegët e tij, edhe Blero nuk ka haber për prishjen eventuale të Audi-së së tij. “Aspak nuk merrem vesh në vetura. Të them të drejtën e vetmja gjë që e marr vesh është kur e shoh që ka mbet pa benzinë edhe duhet ta mbushi. Përndryshe të rregulloj ndonjë gomë apo ndonjë prishje tjetër nuk di”, përfundon duke qeshur.

Naser Rafuna: Më është shuar dashuria për veturat pas aksidentit

I pasionuar pas veturave ishte që në fëmijëri, atëherë kur për të vozitur veturën e ‘vidhte’ nga familja. Dhe që atëherë Naser Rafuna nuk është ndalur së vozituri.

“Kam vozitur shumë herët. Kujtoj kur i merrnim veturat fshehurazi familjes. D.m.th të vozis jam mësuar shumë herët, e deri tash që nuk ndalem kurrë. Vetura ime e parë që e kam pasur ka qenë Golf 2, si të gjithë shqiptarët”, ka rrëfyer aktori, ndërsa ka bërë me dije se dashuria e tij ndaj veturave ju shua bashkë me aksidentin që kishte përjetuar. “Kam qenë i ‘dashuruar’ në to, por në momentin kur kam pësuar një aksident, meraku im për to është shuar paksa. Nuk jam një që i ndërroj markat e tyre. E kam një veturë tash e katër vjet, e cila më bënë shumë rehat. Është familjare andaj edhe jam shumë i kënaqur me të”.

As aktori i mirënjohur nuk ka asnjë njohur rreth prishjeve të mundshme, përveç siç deklaron ai, të ndërrimit të ndonjë gome. “Në rast se gjatë rrugës më ndodh ndonjë prishje e saj unë nuk di as çka të bëj. Vetëm mund ta ndal dhe ashtu le të rri sepse nuk di. Nuk marr vesh në rregullimin e veturave. Ndoshta një gomë mundem disi ta rregulloj, por për tjetër gjë nuk merrem absolut vesh”, ka potencuar për fund ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.