ARKATANA

Nga Gjimshiti te Berisha, këta janë lojtarët shqiptarë të cilëve iu ndryshua vlera

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Është momenti për të bërë bilancet dhe për të nxjerrë përfundimet nga sezoni që lamë pas. Disa prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare rezultuan vendimtarë në arritjen e objektivave të skuadrave të tyre dhe dhanë kontribut të jashtëzakonshëm.

Kjo ka bërë që vlera e kartonit të tyre në tregun e merkatos të rritet. Të tjerë gjithashtu kanë bërë një sezon jo shumë të mirë dhe vlera e tyre është ulur ndjeshëm, shkruan “Panorama Sport”

JANË RRITUR

Nuk ka asnjë ndryshim të vlerës së dy lojtarëve më të kushtueshëm të Kombëtares shqiptare si Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha. Prej kohësh ata vlerësohen përkatësisht 23 milionë euro dhe 20 milionë euro tjetri. Pavarësisht se portieri bëri një sezon të mirë me Lacion, nuk ka pasur ndryshim. Lojtari që ka shtuar vlerat e tij në treg është Emanuele Ndoj, i cili për momentin vlen 3 milionë euro sipas faqes së specializuar “transfermakt”.

Eco Higjiena

Më parë, kartoni i tij ishte 900 mijë euro. Berat Gjimshiti ka bërë një hap gjigant në këtë histori, teksa aktualisht kartoni i tij ka kapur vlerën e 7.5 milionë eurove. Më parë, mbrojtësi i Atalantës kishte vlerën 1 milion euro. Performancat e shkëlqyera e ndihmuan atë dhe skuadrën që të kualifikohej në Champions për herë të parë në histori. Bekim Balaj ka një rritje të lehtë nga 1.2 në 1.3 milionë euro, ndërsa Uzuni thuajse e ka dyfishuar vlerën e tij. Aktualisht kartoni i ish-lojtarit të Laçit vlerësohet 850 mijë euro. E njëjta gjë ka ndodhur me Ardian Ismajlin, Kastriot Dermakun dhe Kristi Qosen. Grumbullimi i tyre me Kombëtaren sigurisht që ka ndikuar në ndryshimet e bëra në këtë muaj.

KANË ZBRITUR

Etrit Berisha qëndroi në stol në pjesën e dytë të sezonit dhe vlera e tij ka pësuar rënie. Më parë kushtonte 5 milionë euro, ndërsa tani vetëm 3 milionë. Kjo është shifra që kërkon Atalanta për ta lënë të lirë dhe Spali është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me të. Federik Veseli ka pësuar gjithashtu rënie dhe nga 1 milion euro, tani kushton 900 mijë. Edhe Ergys Kaçe me Odise Roshin vazhdojnë të pësojnë rënie në vlerën e merkatos.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.