FIDANISHTJA

Nga fronti i luftës në shërbim të qytetarëve – Dr. Vjollca Kadolli Halili synon ta sjellë përvojën, profesionalizmin dhe integritetin në Kuvendin e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në garën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, një nga emrat që po tërheq vëmendje në komunën e Vitisë është ai i Vjollca Kadolli Halili, veterane e luftës, mjeke specialiste e Mjekësisë Familjare dhe menaxhere shumëvjeçare e sektorit shëndetësor, e cila kandidon për deputete nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 36.

Me një karrierë të ndërtuar mbi shërbimin publik, përkushtimin profesional dhe angazhimin politik, Dr. Kadolli Halili konsiderohet nga mbështetësit e saj si një profil që bashkon përvojën institucionale, ndjeshmërinë qytetare dhe vizionin për zhvillimin e vendit. E lindur në Suharekë dhe e angazhuar prej vitesh në Viti, ajo ka ndërtuar reputacion si një profesioniste e respektuar në fushën e shëndetësisë dhe një zë aktiv në jetën publike.

Gjatë karrierës së saj, Kadolli Halili ka ushtruar funksionin e drejtoreshës së QKMF-së në Viti për dy mandate, ka qenë anëtare e Bordit të Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, këshilltare komunale në disa mandate, si dhe pjesë e strukturave drejtuese të LDK-së në nivel lokal dhe qendror.

Mbështetësit e saj vlerësojnë se përvoja në menaxhimin e institucioneve shëndetësore, njohja e nevojave të qytetarëve dhe angazhimi i vazhdueshëm në komunitet e bëjnë atë një prej kandidateve më të përgatitura për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.

Uji Dea

Në paraqitjet e saj publike, Dr. Kadolli Halili ka theksuar se synon të jetë një zë i fuqishëm për qytetarët, gratë, profesionistët dhe sektorin e shëndetësisë, duke promovuar politika që forcojnë institucionet, rrisin transparencën dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Do të angazhohem për përfaqësim të denjë të grave në shoqëri, zhvillim demokratik, forcim të institucioneve të Kosovës, transparencë dhe llogaridhënie, duke sjellë zërin e qytetarëve në Parlament. Do të jem gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit, për të mirën e përgjithshme”, është shprehur ajo.

Përkrahësit e saj theksojnë se rrugëtimi i Dr. Vjollca Kadolli Halilit – nga kontributi gjatë periudhave më të vështira të vendit, te puna e palodhshme në shëndetësi dhe angazhimi në jetën publike – përfaqëson modelin e një lidereje që ndërton besim përmes punës, profesionalizmit dhe afërsisë me qytetarët.

Me kandidaturën e saj, ajo synon të sjellë në institucionet qendrore përvojën e fituar ndër vite në shërbim të komunitetit, duke e kthyer atë në politika konkrete për zhvillimin e Vitisë dhe të gjithë Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.