Fundamenti

Nga fillimi i pandemisë, numri total i rasteve pozitive me coronavirus 16,345, të shëruar 14,405 dhe 649 të vdekur

/ 2 minuta lexim
HW

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.

ISHKPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.291.

Ndryshe, një ditë më parë në një intervistë për Telegrafin, mikrobiologu Lul Raka ka thënë se coronavirusi mund të bëhet endemik edhe në rastin e ndonjë vaksine.

Eco Higjiena

Sipas tij në rastin konkret sëmundja nuk do ta kishte ndikimin e njëjtë në shoqëri sikurse sot.

“Vaksinën të cilën po e presim të gjithë, nuk do të mund të ketë efikasitet 100 për qind, sepse nuk ka asnjë vaksinë të tillë. Më e suksesshmja e cila i afrohet kësaj vlere është ajo kundër fruthit”, u shpreh Raka për Telegrafin.

“Ekspertët presin që efikasiteti i saj të jetë ndërmjet 70 deri në 80 për qind. Me gjasë që vaksina nuk do të jetë e përkryer, prandaj mund të ketë çdo vit raste sporadike me COVID-19, duke u bërë ndoshta endemik sikurse gripi. Në atë kohë nuk do ta ketë ndikimin në shoqëri siç e ka sot”, theksoi ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.