Nga Drita largohen Brazilianët
Gjilan – Dy futbollistët legjionar të Brazilit sulmuesi Gilberto Silva dhe mesfushori Edenilson Borgensi përfundojnë avanturën në Dritë.
Menjëherë pasë përfundimit të edicionit vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll KF Drita ka nisur menjëherë në mënyrë serioze të kompletoj dhe të spastroj skuadrën me futbollist.
Dy futbollistët nga Brazili Fortunato dhe Borgensi i kanë thënë lamtumirë futbollit të Kosovës pasiqë ata do ta vazhdojnë karrierën në shtetet tjera,
Siç mësohet Fortunato është afër nënshkrimit të marrëveshjes më skuadrën Rabotniqki të Shkupit apo do të largohet nga Evropa në drejtim të Indonezisë.
Mesfushori Borgensi i cili shumë pakë u paraqit në fanellën e Dritës mësohet se do të kërkon në futbollin e Bullgarisë eventualisht ka si opsion të rikthehet prapë tek “bardh e katërtit” e Dritës.
Siç mësohet brenda klubit të Dritës shumë shpejt do të bëhet e ditur edhe për shumë futbollist tjerë të cilët do të largohen dhe ata të cilët do të veshin fanellën e Dritës për herë të parë, por bëhet e ditur se janë në kërkim të disa futbollistëve cilësor. /rajonipress/


