RCCOLA

Nga dorezat e babait te kombëtarja dhe transferimi në Ligën Premier, Thomas Strkosha tregon të gjitha

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Thomas Strakosha vendosi të vijojë karrierën në Angli, teksa nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Brentford në Ligën Premier.

Portieri i Kombëtares Shqiptare ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me anglezët ndërsa ka dhënë edhe intervistën e parë si lojtar i Brentford.

27-vjeçari shprehet se shokët e rinj janë treguar shumë mikpritës ndërsa thekson se prej shumë viteve priste mundësinë për të luajtur në kampionatin elitar anglez.

“Dita e parë në ekip ishte e mrekullueshme, e mbushur me energji pozitive. Djemtë janë treguar fantastik prej fillimit dhe më kanë bërë të ndihem shumë mirë”, ka thënë fillimisht Strakosha.

“Jam shumë i lumtur dhe njëkohësisht i emocionuar që do të luaj në Ligën Premier, e kam pritur prej vitesh një mundësi të tillë. Për mua është një ëndërr e bërë realitet. Jam pjesë e një klubi ambicioz, dua të jap më të mirën dhe shpresoj që skuadra të ketë një renditje më të mirë se në sezonin e fundit”.

Sa e vështirë është të kalosh nga Lazio ku qëndrove për shumë vite, te një eksperiencë e re?

“Sigurisht është diçka sfiduese për mua, mora shumë eksperiencë atje dhe ju uroj më të mirën. Është një ndryshim i madh, por këtë e doja shumë të luaja në Ligën Premier. Është liga më e mirë në Evropë, jam shumë krenar. Nuk ka shumë lojtarë shqiptarë në Ligën Premier dhe dua të tregoj se shqiptarët mund të luajnë dhe të bëjnë mirë në Ligën Premier”.

Pse zgjodhe Shqipërinë para Greqisë?

Mobi Casa

“Unë e dua Greqinë, kam lindur atje është një vend i mrekullueshëm. Por, prindërit e mi janë shqiptarë dhe origjina ime është shqiptare. Unë ndihem shqiptar, babai im ka qenë kapiteni i kombëtares”.

“Unë e admiroj shumë për atë që ka bërë sidomos në të kaluarën që ka qenë një kohë e vështirë, jam krenar që luaj për Shqipërinë. Babai ka qenë arsyeja pse luaj futboll, kur ai sillte dorezat e portierit në shtëpi, unë i kontrolloja dhe i provoja edhe pse më rrinin të mëdha”.

“Nisi të më pëlqente. Ai ishte i mërzitur që unë do të luaja portier, më tha pse. Të gjithë do të kritikojnë sapo të bësh një gabim. Njerëzit do të harrojnë të gjithë të mirat për një gabim, ai u mundua shumë të më ndryshonte, por nuk ja doli”.

Debutove me kombëtaren në të njëjtën ditë që Buffon regjistroi 1000 paraqitje sa speciale ishte?

“Ka qenë speciale, ndjenjë shumë e veçantë, emocionuese”.

Kishte ndonjë bisedë me Buffon?

“Po, më tha se respektonte portierët e rinj dhe më uroj që unë të bëhesha si ai. Lë të shpresojmë, pse jo”, përfundoi portieri shqiptar.