Mobi Casa

Nga burgu i përjetshëm, shqiptarit i ulet dënimi në 20 vjet burg

/ 3 minuta lexim

“Marrë parasysh se bashkëfajtori zviceran shtë dënuar me 16 vjet burg, ka qenë e padrejtë që shqiptari, të marrë dënimin maksimal”.

Gjykata e apelit e kantonit Vaud ia ka ulur dënimin nga burg i përjetshëm në burg me 20 vjet burg shqiptarit 31 vjeçar për vrasjen dhe plaçkitjen e një pensionisti 67 vjeçar që kishte ndodhur në vitin 2008 në Epalinges VD. Në gjykimin e bërë në dhjetor të vitit 2010, Gjykata e krimeve në Lozanë kishte dënuar si bashkëfajtor për vrasje edhe një zviceran, me 16 vjet burg.

Shqiptari i dënuar atëbotë me burgim të përjetshëm ishte ankuar edhe në instancën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, në Gjykatën Federale. Sipas vendimit të kësaj gjykate, marrë parasysh se bashkëfajtori tjetër është dënuar me vetëm 16 vjet burg, ka qenë e padrejtë që shqiptari, për veprën e përbashkët të marrë dënimin maksimal. Për këtë arsye ajo ka mbrojtur qëndrimin se dënimi më i lartë që mund të shqiptohet për këtë rast është 20 vjet.

Kështu, dënimi i shqiptuar me 20 vjet burg të martën nga Gjykata e Apelit përkon me kërkesën e prokurorisë. Kjo masë ndëshkuese, përveç për vrasjen, është dhënë edhe për deliktet e mëhershme të dorasit si shantazhim dhe plaçkitje.

Hidromorava

Mohimi i veprës, “shpërthimet e zemërimit” dhe përshtypja negative që ai ka lënë gjatë procesit, tzhuhet të kenë ndikuar në gjykatësit për të shqiptuar dënimin maksimal.

Gjyqtarët në fjalë e kishin arsyetuar dallimin e madh në masën e dënimeve në mes të shqiptarit dhe zviceranit, me faktin se ky i dyti e kishte pranuar plotësisht veprën dhe kishte kërkuar falje.

Krimi në vitin 2008 kishte ndodhur kur dy personat tashmë të dënuar kishin hyrë për të plaçkitur në vilën e pensionistit në Epalinges. Gruaja e tij, e zgjuar nga alarmi e kishte zgjuar nga gjumi edhe të shoqin i cili kishte provuar t`i ndiqte sulmuesit. Por në dalje të shtëpisë ata e godasin në kokë . pastaj e sjellin pensionistin brenda në shtëpi duke e rrahur me grushte dhe me shqelma.

E keqtrajtojnë edhe gruan e tij dhe e kërcënojnë pensionistin se do t`ia presin nje gisht. Pas këtij kërcënimi ajo ua jep çelësin e arkës ku ata gjejnë vetëm 200 euro. Të zemëruar me shumën e vogël të të hollave, ata i drejtohen edhe njëherë pensionistit të shtrirë duke e përplasur me kokë për dysheme. Kur mbërrin policia, rreth orës 6.40 të mëngjesit, 67 vjeçari tashmë kishte ndërruar jetë nga gjakderdhja në tru.(albinfo)