UBT

Nga aktivitetet javore në komunikacionin rrugor, shqiptohen 1175 gjoba

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë (1175) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 31.03.2023-07.04.2023 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ “Siguria në trafikun rrugor” dhe “Sezoni dimëror”kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Në kuadër të këtyre planeve njësitet e komunitetit nga Stacione Policore të Drejtorisë Rajonale të Gjilanit edhe gjatë kësaj jave kanë mbajtur ligjëratë nëpër shkolla fillore me temën “Siguria në trafikun rrugor”, ku pjesëmarrës në këto ligjërata është një numër i madh i nxënësve të cilët njoftohen me rregullat dhe marri njohurit e duhura për sjelljet në trafik.

Eco Higjiena

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë (1175) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar tetëmbëdhjetë (18) patentë shofer,

Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./rajonipress/