Nga aksidenti mes dy veturave, lëndime vdekjeprurëse pëson një gjilanas

Gjilan – Në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/