ARKATANA

Nga AKI’ja s’ka kush t’i raportojë kryeministrit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa i kanë edhe dhjetë ditë kohë për ta emëruar Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së. Ky vend ka mbetur vakant nga 2 shkurti kur Agron Selimaj ka kaluar në nivelin më të lart hierarkik të shërbimit inteligjent, atë të drejtorit të AKI-së.Me Ligjin për AKI-në është e definuar që Inspektori i Përgjithshëm të emërohet brenda njëzet ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

Emërimi i inspektorit të përgjithshëm parashihet të bëhet mbi baza të integritetit, përputhjes ndaj standardeve të sigurisë së AKI-së, dhe përvojës në lëmi të sigurisë apo administrimit qeveritar në Kosovë.

Ndryshe nga drejtori dhe zv.drejtori i AKI-së, inspektori i raporton drejtpërdrejt kryeministrit, ndërsa në çdo gjashtë muaj është i obliguar t’i raportoj organit mbikëqyrës parlamentar me kërkesë specifike me shkrim.

Hidromorava

Inspektori i përgjithshëm shërben për një mandat katërvjeçar, që mund të përtërihet edhe për një mandat katërvjeçar.

Emërimet në AKI janë imponuar pas 16 janarit kur ish- shefi i AKI-së Bashkim Smakaj, dha dorëheqje dhe të njëjtën ia miratuan presidentja dhe kryeministri. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.